‘Koronavirusi’, dalin rezultatet e personelit mjekësor në spitalin e Gostivarit


Kanë rezultuar negative testet e gjashtë pjesëtarëve të personelit shëndetësor të spitalit të Gostivarit. Numri i të prekurve mbetet katër, tre nga personeli mjekësor dhe një nga Qendra për Shëndet Publik. Në izolim, për momentin janë rreth 40 mjekë dhe motra medicinale nga spitali i Gostivarit. Drejtori i spitalit Jakup Jakupi, për Alsat është shprehur se gjendja në spital vazhdon të mbetet stabile, ndërsa po punohet vetëm me rastet urgjente.

Ne qysh më herët jemi organizuar dhe punojmë në grupe që në momentin e parë që do dilnin të dyshuar t`i tërheqim dhe të angazhojmë grupin e dytë apo të tretë që e kemi formuar si grupe, kështu që edhe frekuenca e pacientëve është e zvogëluar kështu që me këtë kapacitet jemi të përgatitur për ti mbuluar gjitha nevojat që kanë qytetarët e Gostivarit – deklaroi Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Gostivar ka arritur në tetë persona, ndërsa janë kryer deri më tani 167 teste.

Gjendja në Gostivar vazhdon ende të jetë stabile. Numri i i të infektuarve është tetë. Si komunë vazhdojmë të përkrahim gjitha familjet në nevojë në këto kohëra të vështira. Do vazhdojnë të punojnë marketet dhe barnatoret kujdestare dhe si komunë do vazhdojnë t`iu dërgojmë gjërat e nevojshme banorëve gjatë fundjavës kur do zgjas karantina – u shpreh Valbon Limani, Komuna e Gostivarit.

Problematike, si në Tetovë po ashtu edhe në Gostivar, vazhdon të mbetet dyndja e qytetarëve para bankave, postave dhe pikë pagesave të operatorëve celular.

Nuk mungojnë as dyndjet nëpër parqe, sidomos të personave të grup moshës së tretë. Ata arsyetohet se nuk rrinë dot mbyllur vetëm në shtëpi.

“Na kanë marrë lirinë më, nga e premtja deri të martën, liri e njeriut është ajo, macet, qentë janë të lirë njerëzia jo, çka është kjo nuk e di. Brenda nuk rrihet por jam mësuar më”.

“Kam dal të eci pak, plak jam 82 vjeç jam. Ja ku e kam shtëpinë, në 12 ora iki. Jo vetëm sot, dal çdo ditë nga pak”.

Në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut, gjithsej janë 232 persona, 62 në Tetovë dhe 170 në Gostivar, ndërsa 182 persona, janë vendosur në karantinë me vendim të Inspektoratit Shtetëror për Shëndetësi. Masën e orës policore, mbrëmë e kanë shkelur vetëm katër persona në Tetovë, ndërsa në Gostivar nuk është shënuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase.

Baby Boo