Koronavirusi bllokon institucionet arsimore, shtatzënat lirohen nga puna


Maqedonia e Veriut po mobilizohet për shkak të rritjes së numrit të rastit me Koronavirus. Me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria ka miratuar masa shtesë so preventive ndaj këtij virusi.

Koronavirusi prej nesër mbyll institucionet arsimore, shkollat, ­çerdhet dhe universitetet nuk do të funksionojnë për dy javë. Njëri prej prindërve të cilët kanë fëmijë të moshës deri 10 vjeçare lirohet nga obligmi i punës. Tubimet masive me mbi 1000 pjesmarrës nuk guxojnë të mbahen, ndërsa lojërat sportive do të luhen pa publik.

“Ndalohet eksport i pajisjeve dhe materialeve shëndetësore, nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve nga Maqedonia e Veriut. Në lidhje me ato që do mund të duhen për trajtim të pacientëve me koronavirus, si ventillator, respirator, maska mbrojtëse dhe materiale tjera, përveçe se me leje të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të eksportohen”, deklaroi Filipçe.

Komisioni për sëmundje infektive ka rekomanduar dhe Qeveria ka pranuar masën që të gjithë personat që vijne nga zona me rrezik të mesëm dhe të lartë me Covid19 të vetizolohen. Si dhe shmangie të udhëtimeve drejt këtyre zonave. Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se të moshuarit duhet të reduktojnë daljen jashtë dhe lëvizjen me transport publik, edhe pse të njëjtit kryetari i Qytetit të Shkupit tha se dezinfektohen për çdo ditë.

“Për të sëmurit kronik u dha apel që ato të zvogëlojnë lëvizjet e tyre dhe transporti publik të kufizohet. Për shtatzënat u dha propozim që ato të lirohen nga dy javë nga aktivitetet apo puna a tyre”, tha Armend Arsllani.

Personat që nuk do t’i përmbahen këtyre masave, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi sanksione sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal, ku parashihet gjobë në të holla dhe me burg.

Ndërkaq në vend nuk ka raste të reja të Covid19, përveç një 16 vjeçareje që po testohet. Gjendja e shtatë personave që janë në karantinë në Klinikën Infektive nga koronavirusi mbetet stabile.

E prekura e parë nga ky virus është thuajse tërësisht e shëruar, me çka gjatë ditës pas testimeve pritet lëshimi i saj për në shtëpi. Ndërkohë në izolim shtëpiak mbeten afër 200 persona, disa prej të cilëve të rrethuar nëpër vendet e tyre të banimit nga forcat policore.

Baby Boo