Koronavirusi, apeli i Ministrit të Shëndetësisë: Mos udhëtoni pa nevojë


Që nga dita e sotme në kuadër të Ministrisë s Shëndetësisë funksion Grupi i Krizës i cili përbëhet nga epidemiolog dhe ekspert për sëmundje infektive. Grupi në fjalë sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, ka për qëllim menaxhimin e të gjitha informatave dhe aktiviteteve të ndërlidhura me koronavirusin.

“Siç njoftuan edhe dje, prej sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të funksionoj edhe grupi i krizës i cili do të përbehet nga epidemiolog, ekspert për sëmundje infektive me qëllim menaxhimin e të gjitha informatave dhe aktiviteteve rrjedhëse që ndërlidhen me koronavirusin. Koordinim i të gjitha aktiviteteve me institucionet tjera dhe rekomandimet të cilat dje u dhanë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Gjatë ditës do të distribuohet i gjithë materiali informativ dhe ai mbrojtës në të gjitha vendkalimet kufitare përfshi edhe aeroportet”, tha Filipçe i cili njëherit apeloj deri tek qytetarët që të mos udhëtohet në Itali pa ndonjë arsye të veçantë, posaçërisht në pjesët veriore.

“Apeloj deri tek të gjithë që kanë ardhur nga vendet kritike, t’ju përmbahen rekomandimeve. Dhe në rast se u paraqiten simptomet atëherë të mos shëtisin nëpër Qendrat e shëndetit por të telefonojnë në Qendrën për Shëndet Publik apo Institucionin për Shëndet Publik”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë duke shtuar se janë të përgatitura të gjitha kapacitetet në Kliniken për sëmundje infektive.

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2.665.

71 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa 508 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet shëndetësore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në mbi 77.650.

Rreth 87.900 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin në rreth 27.323.

Jashtë territorit të Kinës, ka 81 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 të tjera në Macau.

Baby Boo