Koronavirus/ Rama: Boris Johnson po luan ndryshe nga bota, uroj t’ia dalë!


Koronavirusi ka goditur rëndë edhe Britaninë e Madhe, ku janë infektuar qindra persona dhe shënuar disa viktima. Të enjten kryeministri, Boris Johnson bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se shumë anglezë do të humbisnin të afërmit nga virusi. Johnson ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. E duket se masat ka qenë të ashpra.

Një shqiptar që jeton në Londër, i ka shkruar Ramës në Facebook që të flasë me Johnson në telefon, pasi sipas tij ai ka kufizuar edhe gjërat bazike në supermarkete.

“O Edo merre një çik në tel këtë Boris Johnson në Angli se edhe letrat higjienike, kanoçet , sapunin dhe makaronat i kanë kufizuar në supermarkete. Na nxorën mallin e viteve ‘80 me Shqipërinë. Edhe ende nuk po bën asgjë Borisi por po na thotë bëhuni gati për të varrosur pleqtë.”,- shkruan shqiptari në një koment në Facebook.

Ndërkohë Rama i përgjigjet duke thënë se, Johnson luan ndryshe nga bota dhe se uron t’ia dalë me sukses.

“Nuk di ç’të të them vëlla, ai po e luan ndryshe nga tërë bota dhe uroj t’i dalë me sukses për të mirën e atij vendi të bekuar!”,– shkruan Rama./K.C/dritare.net

Baby Boo