Koronavirus, Itali/ Statistikat e 24 orëve të fundit, numri më i ulët i të prekurve që nga 10 marsi

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 17127, që do të thotë janë 604 viktima në 24 orët e fundit.

Baby Boo

Rastet të reja janë 3039 duke e çuar në 94067 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 24392 dhe 3792 janë në gjendje kritike, sipas Worldmeters.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 79014.

Italia ka pasur prej disa ditësh ulje të rasteve të reja, vdekjeve si dhe personave që janë në gjendje kritike.

Borrell është shprehur se numri i të prekurve është më ulëti që nga data 10 mars.