Kornizë për zgjidhjen e kontestit të emrit (VIDEO)


Takimi mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë një ditë më parë në Bruksel solli moment të ri.

Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov njoftuan se janë marr vesh për formimin e një kornize për marrëveshje për çështjen e merit. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Dimitrov këtë e konfirmoi në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA. Ai theksoi se korniza do të jetë temë diskutimi edhe në nivel kryeministrash.
Kishim takim produktiv. Kemi kornizë e cila duhet përpunohet dhe në të për momentin ekipet juridike nga dyja vendet janë duke punuar në Athinë. Pritet bisedim edhe mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras në mesjavë, ku edhe shpresojmë se do të qartësohen disa punë të rëndësishme nga opsionet që janë në lojë – deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Në një intervistë për agjencinë ANA MPA, Dimitrov ka shpjeguar se bisedimet janë në fazën përfundimtare. Në një linjë me të është edhe homologu i tij grek. Sipas ministrit të jashtëm Grek, Nikos Kocias marrëveshja kornizë është në fazën e përpilimit nga aspekti teknik dhe juridik.

“Sapo të përfundojmë çështjet teknike dhe juridike tekstet e përgatitura në nivel të ministrave të jashtëm do t’u dërgohen kryeministrave të cilët do të bisedojnë dhe do të arrijnë marrëveshje përfundimtare- deklaroi Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Palët nuk ndajnë detaje duke u arsyetuar me ndjeshmërinë e procesit. Alsat M nga burime brenda grupeve negociuse mëson se pas dështimit të propozimit Republika e Maqedonisë së Ilindenit, palët tentojnë të gjejnë emër pa përcaktues historik, duke forcuar opsionet për emër me përcaktues gjeografik apo kohorë. Nëse palët nuk besafojnë me ndonjë propozim si ai me Maqedonia e Ilindenit, në lojë mbeten opsionet Meqedonia e Epërme, Maqedonia e Veriut, Maqedoni e Re ose Maqedonia e Vardarit. Paraprakisht bisedimet në Nju Jork bashkë me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic nuk sollën rezultat konkret. /Express/

 

Baby Boo