Koreja e Veriut ndryshon orën për t’u përshtatur me Korenë e Jugut


Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut duket se janë më mirë së kurrë. Së fundmi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vendosur që të ndryshojë edhe orën për t’u përshtatur me fqinjin jugor.

Peniani nuk do të ketë orën e tij, por e ka ndryshuar atë duke e çuar gjysmë orë para, aq sa është ora lokale e Koresë së Jugut.

Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyri në fuqi sot.

Dy liderët e koreve u takuan javën e shkuar duke ‘shkrirë akujt’ mes tyre dhe duke sjellë një frymë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Baby Boo