Koordinatorët e opozitës shqiptare takohen me Zaevin


Koordinatorët e Grupit Parlamentar të ASH-AAA, Skender Rexhepi dhe Ilire Dauti në Kuvend po takohen me kryeministrin Zaev dhe dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, Oliver Spasovski dhe Bojan Mariçiq.
Në këtë takim mes Zaevit dhe koordinatorëve të opozitës shqiptare do të bisedohet për debllokimin e Kuvendit dhe ligjin për shtetësi të propozuar nga ASH-AAA.

Në këtë takim nuk do të marrin pjesë koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
Kujtojmë se deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë parashtruar mbi 32.000 amandamente për rreth 20 ligje, mes të cilave edhe rreth 400 për vendimin për vazhdim të gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior, për shkak se VMRO-DPMNE dhe E Majta e bllokojnë ligjin e ri të shtetësisë, ndërsa shumica në pushtet nuk e parashtroi propozimin që e paralajmëroi.

Baby Boo