Kontrollorët e biletave në transportin publik në Shkup rrahin të moshuarin, reagon policia


Kontrollori i Ndërmarrjes Transportuese të Qytetit ka rrahur një udhëtar. Siç informon policia, incidenti ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 7 e 30 në autobusin me numër 60.

I sulmuari, një burrë 60 vjeçar rastin e ka paraqitur në stacionin policor Bit Pazar. Sipas denoncimit, ai është sulmuar nga kontrollori në momentin kur ka zbritur nga autobusi, ndërsa nuk ka informacione për motivet e incidentit. Nga MPB thonë se po punojnë në pastrimin e plotë të rastit.

Baby Boo