Kontrolloni se ku ka kolona nëpër kufijtë e Kosovës përmes internetit (Foto)


Mërgimtarët të cilët vijnë t’i kalojnë ditët e pushimit në vendlindjen tani mund të njoftohen më lehtë se ku ka kolona nëpër kufijtë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme së fundi ka hapur një faqe në rrjetin social  Facebook në të cilën tregohet se në cilat pika kufitare të Kosovës do të ketë kolonë, e në cilat kalohet lehtë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar quhet faqja në të cilën janë të paraqitura me foto pikat kufitare dhe bashkëngjitur në foto tregohet edhe se sa do të jetë koha e pritjes për të hyrë në Kosovë, përcjell gazetametro.

Fotot e paraqitura me ngjyrë të gjelbër në këtë faqe tregojnë se pritja për të hyrë në Kosovë do të jetë e shkurtër dhe nuk do të ketë kolonë, ngjyra e verdhë qëndron për mesatare, ndërsa kur radhët janë të gjata dhe do të ketë pritje, atëherë ngjyra është e kuqe.

Kujtojmë se në prag të pushimeve udhëtarëve shumë herë u është dashur të presin me orë të tëra si pasojë e kolonave të gjata me qindra metra në pikat kufitare të Kosovës.

Kilkoni KËTU, për ta kuptuar.

Baby Boo