Kontrolli i shtuar për financimin e partive politike, parakusht për parandalim të korrupsionit


Kështu vlerëson ministrja e drejtësisë, Renata Deskovka, sipas të cilës veç më është miratuar vendim për ndalimin e financimit të 26 partive për shkak të dorëzimit të vonuar të raportit dhe kjo sipas saj paraqet kontroll që i motivon partitë për të qenë transparente.
Në këtë kontekst ajo theksoi nevojën për përforcim të Komisionit për antikorrupsion, Entit shtetëror për revizion, gjykatave dhe prokurorisë. Deskovska nuk e përjashtoi mundësinë për financimin e partive politike nga mjetet buxhetore, por vlerësoi se ende nuk mund të thuhet se sa është e mundur kjo gjë të realizohet.
“Kjo është një nga mekanizmat për kontroll dhe parandalim të financimit jolegal të partive politike, por për shkak të kufizimit buxhetor, nuk e di sa do të jetë e mundur të zbatohet, por për çdo rast e di se do nevojiten mjete financiare më të mëdha dhe për këtë duhet të deklarohet ministrja e financave”,– tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.
Nga BDI thonë se për stabilizim të financimit të partive politike nevojitet miratimi i ligjeve për financimin e tyre nga buxheti shtetëror që do parandalonte financimet e dyshimta të partive politike.
“Ne jemi për financim të qëndrueshëm buxhetor të partive politike, duke përforcuar në të njëjtën kohë edhe llogaridhënien dhe transparencën si dhe mbikëqyrjen e harxhimeve të fondeve të cilat do t’i kishin marrë çdo parti politike fituese parlamentare nga buxheti i shtetit”,– u shpreh Artan Grubi nga BDI.
Sipas “Transparens internashënëll”, hyrja më e madhe jolegale e parave në parti bëhet përmes donacioneve të qytetarëve.
“Një dukuri shumë shqetësuese janë donacionet e qytetarëve të cilët nuk janë të punësuar, unë pajtohem që ata mund të jenë edhe të papunësuar, por duhet të dëshmojnë se paguajnë tatime sepse ato mjete llogariten si para ajolegale apo larje parash”,– u shpreh Sllagjana Taseva nga “Transparens Internacioanl”.
Edhe Liza Klajn – konsultante e NDI-së në Maqedoni, – konsideron se kontrolli i financimit është hallka më e dobët dhe se duhet të punohet në përforcimin e saj.
“Ligjet janë të mira, por problemi është tek transparenca dhe mbikëqyrja. Për t’u përballur me këtë problem nevojitet kohë dhe të punohet hap pas hapi”,– theksoi konsultatja e NDI-së në Maqedoni, Liza Kllajn.
Debati për modelin e financimit të partive politike u organizua nga Instituti nacional demokratik në bashkëpunim me “Transparens Internacional”.
Baby Boo