Kontrolle të shumta komunikacioni në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit


Në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe të Gostivarit, dje (27 qershor) prej ora 09.00 deri ora 14.00, është kryer kontroll aksion ndaj veturave të cilat kryejnë transport publik të udhëtarve, autobus kombi dhe të tjera.
Në aksioni e Tetovës, kanë qenë të kyçura 52 automjete, nga të cilat 35 autobusë, ku edhe janë zbuluar 10 kundërvajtje, gjegjësisht paregullsi teknike.

Nëntë vetura e kontrolluara, kanë pasur paregullsi në paisjet e frenimit, dhe menjëher janë larguar nga trafiku, dhe një me paisje të pa kompletuara, ku janë pregaditur aq fletëpagesa për kundërvajtje, dhe do të ballafaqohen me gjobat e parapara ligjore.

Krahas kësaj, janë konstatuar edhe 7 kundërvajtje tjera të llojeve të ndryshme, ku edhe kanë pasuar gjoba adekuate.

Në kontroll aksionin e Gostivarit, kanë qenë të kontrolluara 31 automjete, nga të cilat 21 autobus. Shtatë nga automjetet e kontrolluara, nuk kanë pasur të kryer në kohë kontrollin teknik, një automjet ka pasur paregullsi në paisjet e frenimit, si dhe një tjetër është drejtuar me regjistrim të skaduar.

Gjatë aksionit dy automjete menjëherë janë larguar nga trafiku, kurse për 9 automjete janë pregaditur fletëpagesa për kundërvajtje.

Kontroll aksioni i djeshëm është kryer në suaza të aktiviteteve të cilat me kontinuitet Sektori për punë të brendëshme Tetovë, i bën për të pasur rendë dhe siguri më të lartë në komunikacion, gjatë periudhës verore, ku edhe pritet qe të rritet frekuentimi nëpër rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit, si rezultet i ardhjes së gurbetqarëve, të cilët punojnë jasht vendit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/kontrolle-te-shumta-komunikacioni-ne-rajonin-e-tetoves-dhe-gostivarit-553255/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo