Kontesti i emrit, Ksanakopoulos: Zaev do të bëjë hapin vendimtarë


Ai për gazetën greke “Nea Selida” ka thënë se të dy qeveritë janë të vetëdijshme se gjetja e zgjidhjes për kontestin e emrit janë shumël të rëndësishme për stabilitetin dhe solidaritetin në rajon.
“Bisedimet, por edhe vendimi politik për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit nuk janë të lehta.  Zoti Zaev duhet të marrë parasysh të gjitha aspektet dhe të marrë përgjegjësi të madhe për njerëzit e tij, për të cilën jam I sigurt se do ta bëjë. Nëse disa në udhëheqësinë politike të IRJM-së dëshirojnë që të varrosin mundësinë e gjetjes së zgjidhjes është një gjë që nuk mund ta di. Por unë jam optimist Z. Zaev do të bëjë hapin vendimtar dhe do të arrijë një marrëveshje. Edhe Zaev edhe Cipras e dinë se zgjidhja është “një parakusht i domosdoshëm për të ardhmen e solidaritetit dhe bashkëpunmit në Ballkan”, tha Ksanakopoulos.
Ndërkohë, Qeveria ka hedhur poshtë shkrimet në disa media greke se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka mospajtime me kryeministrin Zoran Zaev, sa i përket çështjes së emrit. Në një deklaratë për MIA, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka thënë se nuk ka asnjë ndarje në Qeverinë e Zaevit dhe të gjithë janë të përkushtuar në realizimin e qëllimeve të tyre.
“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe e tërë përbërja qeveritare janë në një linjë të vetme, të bindur thellësisht në zgjidhjen e çështjeve dhe forcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë”, ka theksuar zëdhënësi Boshnjakovski.
Sipas tij,  qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj së bashku veprojnë në realizimin e srtrategjisë së RM-së, anëtarsimin në NATO dhe BE  dhe përmes këtij procesi, sigurimin e jetës më të mirë për qytetarët e vendit tonë.
Baby Boo