Konstatohet dorëheqja e Florin Besimit!


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e dytë të sotme e konstatoi dorëheqjen e deputetit Florim Besimit, pas çfarë kryetari Talat Xhaferi e ndërpreu seancën, derisa nuk e marrin raportin e nevojshëm nga KSHZ-ja.

Xhaferi ka qenë i njoftuar se Besimi nuk do ta elaborojë dorëheqjen e tij, ndërsa sepse ishte zgjedhur për deputet nga lista e kandidatëve të BDI-së nevojitet që KSHZ-ja ta njoftojë Kuvendin për kandidatin e ardhshëm nga kjo listë ku duhet të verifikohet mandati i deputetit.

Përndryshe, Florim Besimi është vëllai i Fatmir Besimit nga BDI-ja që duhet të propozohet për ministër i Financave. Florim Besimi që para disa ditëve përmes një kumtese paralajmëroi tërheqje nga funksioni i deputetit, pas reagimit të Komisionit për Antikorrupsion.

Pritet sot të mbërrijnë edhe dorëheqje të tjera nga deputetë të cilat mandatari Zaev paralajmëroi se do t’i propozojë për përbërjen e Qeverisë së re. Krahas Zaevit, këta janë Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Milla Carovska, Lupço Nikollovski, Oliver Spasovski, Jagoda Shahpanska nga LSDM-ja dhe Naser Nuredini nga BDI-ja.

Lideri i LSDM-së Zaevi paralajmëroi se do ta parashtrojë propozimin për përbërjen e qeverisë së re në Kuvend pasi deputetët të cilët duhet të jenë ministra do të japin dorëheqje, do të verifikohen mandatet e atyre që do t’i zëvendësojnë dhe do të merret vendim për numrin e nënkryetarëve të parlamentit.

Baby Boo