Konkurs në Galerinë e Arteve në Tetovë


Përsëritje e KONKURSIT
Në bazë të planprogramit vjetorë të miratuar nga Ministria e Kulturës për realizimin e projekteve për vitin 2021 prej dateës 03.09.2021-17.09.2021 I.N.Galeria e Arteve Tetovë shpalli konkurs për realizimin e 1(një) skulpture me materiale recikluese e cila do të vendoset në një nga hapsirat e qytetit të Tetovës.
Thirjes së konkursit i është përgjigjur vetëm një autorë . Nga pamundësia e përzgjedhjes së punimit Galeria e Arteve Pamore vendosi të përsëris konkursin .

KONKURS
I.N.Galeria e Arteve Tetovë rihap konkurs për realizimin e nji skulpture me materiale recikluese, copa metalike, profile hekuri, pllaka ,fije metali etj . Skulptura duhet të jetë e lartë 250 cm. Të drejtë konkurimi kanë të gjithë artistët si individ ose grupe të përbëra nga më shumë artist.
Konkuruesit detyrohen që të dorzojnë një maketë ideore të veprës ose një video ide të veprës të punuar në 3D.
I.N.Galeria e Arteve Tetovë në këtë konkurs detyrohet të sigurojë hapsirën e punës ku artisti do të realizojë skulpturën , materialet e nevojshme për realizim të skulpturës (copa metalike, profile, pllaka,fije metali etj), materialet harxhuese (disqe ,letra grythëse ,laqe,maska etj.) , transport , ushqim dhe qëndrim gjatë periudhës së realizimit të skulpturës për realizuesin. Galeria e Arteve gjithashtu për fituesin dhe realizuesin e veprës do të ndajë shpërblim prej 60.000 denarë.

Komisioni i krijuar nga I.N.Galeria e Arteve Tetovë do të përzgjedh idenë më të mirë dhe e njëjta do të realizohet në dimenzionet e caktuara.
Komisioni do të përbëhet nga: Kryetar i komiosionit: prof.Nehat Beqiri
Anëtar: Afrim Ziberi, Anëtar: Muhamed Adili
Afati i konkurimit është nga data 23.09.2021 deri 01.10.2021 .
Për çdo informacion mund të drejtoheni tek I.N.Galeria e Arteve Tetovë
email : [email protected] ose në numrin e tel: 071 330 173

Baby Boo