Konjufca: Sa të ketë komb shqiptar, dëshmorët do të nderohen e respektohen


Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca sot së bashku me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek va*rrezat e dëshmorëve në Velani, në nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.
Konjufca tha se sat ë ketë gjallë komb shqiptar, dëshmorët do të nderohen e respektohen gjithmonë.

“Këtu kemi ardhur së bashku me presidentin Osmani dhe kryeministrin Kurti për të bërë homazhe. Sa*krifica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë, pa sa*krificën dhe rënien e dëshmorëve nuk do të ishte e mundshme liria e popullit tonë, e as shtetësia e as pavarësia e vendit tonë.”

“Sa të ketë gjallë komb shqiptar, ata do të nderohen do të respektohen gjithmonë. Unë mendoj që pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës e kombit tonë është lu*fta jonë çlirimtare, lu*fta e UÇK-së, rënie e mbi 2500 dëshmorëve, rënia e 14 mijë ma*rtirëve gjatë lu*ftës së fundit në Kosovë. Prandaj lavdi gjithë dëshmorëve, lavdi gjithë ma*rtirëve”, u shprehë ai.

Baby Boo