Konjufca: Po të ishte Kadri Veseli në Kosovë, Enver Hoxhajt nuk i kishte ardhur rendi për kryeministër


Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit ku VV-ja doli partia e parë me 47,85% pa votat e diasporës dhe ato me kusht.

Konjufca në DPT te Fidani në T7 është pyetur pse gjatë fushatës nuk kanë dalë në debat me kandidatin për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Konjufca tha se nëse Kadri Veseli do të ishte i pranishëm në Kosovë, Hoxhajt nuk do t’i vinte radha për të kandiduar për kryeministër.
“Nuk është ai kryeministër i punës të vetë, nuk është kandidat i punës së vetë, që e ka qit puna e vet, e ka lanë Kadri veseli si të mandatuar. Të kishte qenë Kadru Veseli në Kosovë, Enver Hoxhajt nuk i kishte ardhur rendi për kryeministër. Hoti është kryeministër i Isa Mustafës, jo i punëve të veta. Avdullah Hoti është marionetë e tjetër kujt. Për shkak që Isa Mustafa nuk mundte, për shkaqe shëndetësore, neve na vie keq, nuk mund ta performonte kryeministrin nuk dilke kandidat për kryeministër. Albini Kurti nuk është ashtu, Albini është kryeministër i punëve të veta”, ka thënë Konjufca.

Baby Boo