Konjufca: Nëse na kushtëzon BE, e largojmë ambasadën nga Jerusalemi


Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për raportet me Izraelin nëse Vetëvendosje merr qeverinë.

“Vendosja e Ambasadës në Jerusalem tashmë ka ndodhur, mirëpo unë konsideroj se nuk ka qenë politikë e mençur e MPJ dhe ish-kryeministrit Hoti të zhvillojnë politika të jashtme që në njërën anë duket që po përmirësojnë marrëdhëniet me SHBA por është një iluzion meqenëse në pyetja ka qenë relacioni me Serbinë e jo me SHBA-në”, ka deklaruar Konjufa në RTV Dukagjini.

“Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtare që të mos jetë aty. Shembull nëse ne kushtëzohemi nga BE gjatë procesit të integrimeve evropiane përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”.

Konjufca ka thënë se derisa Serbia nuk mban zotimet nga Marrëveshja e Uashingtonit edhe Kosova nuk do të duhet të përmbahet nga aplikimi në organizata ndërkombëtare. Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ndër të tjera ka deklaruar se do ta kthejnë reciprocitetin me Serbinë.

Baby Boo