Konjufca: Haradinajn e shkretë e ka shantazhuar Thaçi


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se opozita pajtohet të vazhdojë jeta parlamentare vetëm atëherë kur mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

Seanca e opozitës u uzurpua nga pushteti, pasi ishte vjedhje e seancës. Sipas tij, Hashim Thaçi e ka shantazhuar Ramush Haradinajn, duke i thënë këtij të fundit .

“Nuk i duhen shumë deputet Hashim Thaçit për t’ia rrëzuar qeverinë Ramushit, 57 vota i ka opozita, me 4 deputet e shantazhin Ramushin, nuk ka nevojë t’i thotë se i ka 23 deputet, veç 4 deputet dhe ia rrëzon qeverinë”, ka thënë Konjufca.

“Ai i shkreti aq shumë e do pushtetin, e ka treguar që e donë me çdo kusht dhe e pamë atë ditë që përpjekja e tij ishte për t’ia bërë një ekip qeveritar që i bashkohet dhe i shkon si bisht është Hashim Thaçit………më së miri është që të mbahet kjo seancë që ju e ndërpret qëllimisht atë ditë, duhet të votohet ajo rezolutë që e pengon Hashim Thaçin me vazhduar eksperimentin e tij të rrezikshëm për hapjen e kufijve të Kosovës, që me ia vë një pengesë të pakapërcyeshme, vetëm në këto kushte opozita pajtohet të vazhdojë jeta parlamentare”, ka thënë ai.

Konjufca tha se Thaçit i mungojnë tri elemente kryesore, pasi ai është pa mandat, pa ekip dhe as platformë./Pacensure

Baby Boo