Konjufca dënon rrahjen e rëndë të Sandulloviqit, aludon se Radojiçiqi mund të jetë përfshirë


Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka dënuar rrahjen e politikanit serb Nikolla Sandulloviq që dyshohet se u bë nga eksponentë të Agjencisë Inteligjente të Serbisë (BIA),
Madje Konjufca ka përmendur pjesëmarrjen e mundshme të Milan Radojiçiqit, pjesëmarrësit në sulmin terrorist të Banjskës, në këtë akt torture.

“Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca tutje ka shtuar se sulmi ndaj Sandulloviq “vjen si sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi”. Tutje i ka kërkuar edhe komunitetit ndërkombëtar që të reagojë.

“Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Konjufca.

Baby Boo