Konjufca: Adresa e të gjitha kr*imeve në Kosovë është Serbia


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputeten, njëherësh aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhu*nës se*ksuale, Vasfie Krasniqi-Goodman.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se Serbia është adresa e të gjitha kr*imeve në Kosovë.

“Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhu*nës se*ksuale gjatë lu*ftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, znj.Vasfie Krasniqi–Goodman. Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj vi*ktimave të dhu*nës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryersve të këtij kr*imi çnjerëzor lu*fte”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, i pari i Kuvendit ka thënë se është obligim institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend.

“Adresa e të gjitha kr*imeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për kr*imet e lu*ftës dhe gje*nocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi. Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhu*nës se*ksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Baby Boo