Kongresmenët amerikan mbështesin Referendumin


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot, realizoi takim me delegacionin e Kongresit të SHBA-ve, i cili qëndron në vizitë oficiale në Republikën e Maqedonisë. Kongresmenët, z. Bil Flores, , z. Dejvid Prajs, z-nja Dina Titus, z. Geri Konoli dhe z-nja Suzan Dejvis kishin mundësi të këmbejnë këndvështrime për gjendjen aktuale politike me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me nënkryetarët e Kuvendit, z-nja Frosina Tashevska-Remenski, z. Goran Misovski dhe z. Vesel Memedi, me koordinatorët e grupeve parlamentare, z. Tomisllav Tuntev, z Ejup Alimi, z. Dragan Danev, z-njën Teuta Biljali, z. Afrim Gashi dhe z. Surija Rashidi. Në takim ishte e pranishme edhe seketarja e përgjithshme e Kuvendit, z-nja Cvetanka Ivanova.

Në përputhje me interesin e paraqitur për diskutim nga ana e kongresmenëve, në takim u bisedua për aktivitetet rrjedhëse në Kuvend në vigjilje të propagandës publike për referendumin e caktuar për më 30 shtator, për kompetencat e Kuvendit në kryerjen e funksionit të tij mbikëqyrës të përcaktuar me Kushtetutë dhe për rregullativën ligjore në sektorin e sigurisë, me ç’rast do të sigurohet mbikëqyrje parlamentare cilësore dhe demokratike, si edhe për proceset reformuese në shoqëri, në planin e integrimit të përshpejtuar të shtetit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi i njoftoi bashkëbiseduesit me aktivitetet ekzistuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me punën e deputetëve në pjesën e ligjeve reformuese, veçanërisht në segmentin e mbrojtjes dhe kundërzbulimit, si edhe me aktivitetet dhe obligimet e Kuvendit dhe deputetëve në propagandën publike në vigjilje të referendumit. Me këtë rast theksoi se edhe më tutje ekziston konsensus i gjerë politik për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu pritje se të gjithë deputetët do e njohin momentin dhe do të japin mbështetje të fuqishme për këto procese, para së gjithash, duke i marrë parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Kongesmenët e theksuan kënaqësinë për përparimin e padyshimtë të shtetit në planin e integrimeve euroatlantike dhe në përforcimin e demokracisë, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, me ç’rast theksoi se SHBA-të edhe më tutje do të japin mbështetje pa rezervë për Republikën e Maqedonisë në këto procese, me ç’rast theksuan se veçanërisht e vlerësojnë kontributin real të Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s, ku Republika e Maqedonisë vlerësohet si partner tejet cilësor dhe i respektuar.

Kongresmenët theksuan se edhe Kongresi i SHBA-ve e vlerëson pozitivisht situatën në Republikën e Maqedonisë dhe është i hapur për bashkëpunim konkret dhe ndihmë profesionale të kolegëve të vet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.