Konflikti i armatosur 22 vjeçari lëndohet rëndë!


Burimet policore bëjnë me dije se arrestimi i Leonid Hoxhës, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë), u bë, pasi në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi mes thikë D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë), pasi në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Baby Boo