Konfiskohen makineritë e një fabrike në Tetovë, për të njëjtën ka lëndë në gjyq!


Policia Financiare ka konfiskuar makineritë e fabrikës së ujit “I’m Water” në Tetovë. Pronari Avni Thaçi pretendon se urdhri për konfiskim është i paqartë pasi që kjo fabrikë ka një javë që nuk po punon.

“Erdhën policia financiare me një urdhër të ri edhe e kanë bllokuar fabrikën komplet, ka gati 7 ditë që e kanë bllokuar fabrikën me një urdhër të paqartë fillimisht, pastaj qëndruan gjatë dhe sot erdhën me një urdhër tjetër që të marrin makineritë që unë paskam punuar pa leje. Unë në realitet kam kontratën e koncesionit të cilën e japin instancat më të mëdha shtetërore. Qeveria dhe nga ajo përpilohen të gjithë dokumentacionet tjera edhe unë të gjithë dokumentacionet i kam të kompletuara edhe i kam në gjyq”, tha Thaçi.

Kompania tashmë ka lëndë gjyqësore. Nga Gjykata e Tetovës thonë se procedura është në fazën e shqyrtimit kryesor dhe se seanca e ardhshme është caktuar më 3 mars.

“Vepra penale për këtë rast është në bazë të nenit 225 të Kodit Penal, gjegjësisht eksploatim i kundërligjshëm i burimeve minerale, ndërsa procedurat në fazën e shqyrtimit kryesor, paraprakisht është ngritur akuzë dhe është në fazën e shqyrtimit kryesor ku seanca e ardhshme është caktuar me 03.03.2022 ku do te merren ne pyetje ekspertët e propozuar nga palët”, thanë nga Gjykata e Tetovës.
Gjatë ditës së sotme Policia Financiare e ka konfiskuar edhe automjetet e kësaj fabrike.

Baby Boo