Konfiskohen 113 kilogramë duhan dhe 415 kuti cigaresh në Tetovë dhe Shkup


Drejtoria doganore në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërore të Tregut, gjatë ditës së sotme zbatuan dy aksione kundër shitjes ilegale të cigareve dhe duhanit.
“Dy aksionet në mënyrë paralele u zbatuan në Shkup dhe Tetovë, ndërsa në Tetovë personat zyrtar gjatë kontrollimit u sulmuan nga më shumë persona të cilët janë të njohur për policinë dhe ndaj tyre do të ngritet procedurë”, thuhet në njoftimin e doganës.

Në dy aksionet janë konfiskuar 113 kilogramë duhan dhe 415 paketa cigaresh.
Sipas Drejtorisë së Doganave, me luftimin e tregtisë në të zezë parandalohet mospagimi i tatimeve ndaj shtetit dhe kontribuojmë në shëndetin e qytetarëve.
Ata shtojnë se cigaret dhe duhani janë prodhime me akcizë ndërsa akciza paguhet dhe të njëjtat duhet të kenë marka kontrolluese.

Baby Boo