Konfirmojnë italianët: Barërat që u përdorën kundër ebolës, shërojnë edhe koronavirusin, shërohen tre pacient në Itali

Italia e cila për momentin është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi në të cilën jetën e humbën 12 persona kurse 424 të tjerë u infektuan ka zbuluar metodën me të cilën ka arritur t’i shpëtojë tre persona nga koronavirusi.

Sigma Doors

Shefi i mbrojtjes civile Anxhel Boreli ka deklaruar se tre pacientë janë shëruar plotësisht nga virusi i ri.

Bëhet fjalë për tre pacient të cilët u kuruan në Romë. Bëhet fjalë për rastet e para të koronavirusit në Itali, që të tre pacientët ishin kthyer nga Kina.

“Tre pacient të cilët kishin rezultuar pozitiv në koronavirus, janë shëruar. Kjo është një porosi se ka barëra për kurim”, tha Françesko Baja, drejtor i Klinikës infektive në Romë.

Sipas njoftimeve, spitali ka përdorur terapi ekperimentale të antivirusit. Mjekët kanë eksperimentuar me barëra të cilët janë përdorur edhe kundër ebolës.

“Vetëm 36 persona janë nën kujdesje intensive”, tha Borelo.