Konfirmohet se trupi i gjetur në Lepenc është i njërit prej policëve të zhdukur


Para disa minutave, në Lepenc zhytësit kanë gjetur trupin e njërit prej policëve të zhdukur. Ky trup është gjetur në pjesën e Kosovës, raporton Gazeta Express
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Express se pesë kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i njërit prej policëve të zhdukur.

Kërkimeve për gjetjen e dy policëve gjatë ditës së sotme u është bashkuar edhe zhytësi i njohur nga Kosova, Ismail Kasumi.

Kasumi kishte refuzuar që të shkonte në kërkimin e dy policëve të zhdukur pasi priste ftesën e autoriteteve kompetente për të shkuar në vendin ku dyshohet se gjenden trupat e policëve të zhdukur.

Dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, të dy policët rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc.

Baby Boo