Konfirmohet dueli i radhës i Khabib Nurmagomedovit, do zhvillohet gjatë …


Sipas të gjitha gjasave, Khabib Nurmagomedov do ta zhvillojë duelin e radhës gjatë verës. Kështu ka deklaruar Presidenti i UFC’së, Dana White, transmeton Gazeta Metro.

Kundërshtari i radhës i Khabib Nurmagomedovit do të jetë Justin Gaethje, i cili gjatë këtij muaji arriti që ta mposht Tony Fergusonin.

Presidenti i UFC’së, Dana White, po shpreson që ky meç do të zhvillohet gjatë verës. Ai gjithashtu po planifikon që meçi të zhvillohet në një ishull.
“Kjo përballje do të zhvillohet këtë verë, në një Ishull, por nëse ndryshon situata nga Covid-19 atëherë mund të ndryshojë edhe vendi i meçit” – ka thënë White.

Ndryshe, Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do luftojnë për titullin e kampionit në peshat e lehta në UFC.

Baby Boo