Kondovë, banorët kërkojnë nga autoritet t’i realizojnë premtimet


150 metër kanalizim në të cilën duhet të kyçen rreth 30 shtëpi t premtohen tani e 15 vite nga Komuna e Sarajit, për një lagje të vogël të fshatit Kondovë. Banorët e kësaj lagjeje detyrohen që ujërat e zeza t’i hedhin në një gropë të improvizuar gjë që mund të shkaktojë përhapjen e ndonjë epidemie. Të revoltuar nga mos interesimi i Komunës për këtë problem, qytetarët thonë se ky institucion kujtohet për ato vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Problemi i këtij vendi është se ne tashmë më shumë se 15 vite nuk kemi kanalizim. Dëshirojmë që Komuna të na ndihmoj që ne të rregullojmë kanalizimin. Kanalizimi me ndihmën e komunës mund të bëhet. Shkaku se nuk na lënë që të kalon kanalizimi por me intervenimin e komunës realizimi mund të bëhet. Ata bëjnë premtime përderisa janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve nuk bëhet asgjë. Ne kërkojmë ndihmë nga institucionet, veçanërisht nga komuna, shteti.”

“Vijnë këtu dhe na premtojnë që do bëhen krejt por ato premtime janë vetëm para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve nuk na njohin fare. Zgjidhje ne nuk shohim, shpresojmë të iu kujtohet dhe të punojnë diçka.”

Qytetarët e revoltuar ankohen për erën e keqe e cila kundërmon sidomos gjatë periudhës së verës. Ata shprehen të gatshëm që këtë investim ta bëjnë me mjetet e tyre financiare, mjafton që komuna të mbajë përgjegjësi për rrjedhën e punimeve.

“Duhet të zgjidhet ky problem sepse mund të ketë edhe sëmundje, kemi fëmijë. Ka edhe mikrobe, ka insekte të ndryshme.3:45-Komuna le ta merr përsipër vetëm si përgjegjësi, nëse duhet kontributi është i joni, financat tonat janë. Komuna duhet të merr përsipër që mos të dalë dikush të na pengoj duke punuar.”

Nga Komuna e Sarajit nuk deshën të prononcohen para kamerës se Alsat me arsyetimin se nuk janë të njoftuar me këtë problematikë dhe se qytetarët duhet të bëjnë kërkesë për një gjë të tillë.

“Gjendemi përpara komunës së Sarajit për të marr përgjigje për mungesën e kanalizimit në një lagje të vogël në fshatin Kondovë. Nga komuna e Sarajit thonë se qytetarët nuk kanë bërë një kërkesë të tillë. Të njëjtit duhet ta bëjnë tek Ndërmarrja Publike Saraj dhe nga komuna thanë se do të mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.”

Qytetarët theksojnë se nëse për një kohë të shkurtër Komuna nuk gjen një zgjidhje ata paralajmërojnë edhe masa të tjera për shprehjen e revoltës.

Baby Boo