Koncept i ri i drejtorit të Teatrit, shfaqjet në Gostivar më të vizituara se ato në Shkup (VIDEO)


Vetëm disa muaj pasi është emeruar drejtor i Teatrit të Gostivarit nga Alternativa, Sulejman Rushiti është duke zbatuar një koncept të ri, falë të cilit shfaqjet në Teatrin e Gostivarit mund të thuhet se janë bë më të vizituara nga publiku edhe se shfaqjet në Teatrin e Shkupit. Koncepti i ri, mes tjerash si target ka edhe nxënësit e shkollave të mesme.

“I shfaqëm dy repriza të shfaqjes Sekretet e urës, për nxënësit e shkollës së mesme medicinale dhe asaj të përgjithshme. Jemi shumë të lumtur për nivelin kulturor të nxënësve. Falenderojmë stafin menaxherial dhe pedagogjik të të dy shkollave për interesin e jashtëzakonshëm! Vazhdojmë me shkollat tjera!”, ka njoftuar para dy ditëve drejtori Rushiti, regjisor i njohur nga Gostivari.

Koncepti i tij i ri ka sjellur freski të vërtetë në jetën kulturore në Gostivar, që moti kohë nuk mbahet mend në këtë qytet. Ky koncept është mirëpritur nga mediat e ndryshme.

Baby Boo