Komuniteti artistik në zi, ndërroi jetë Ylber Aliu


Pas një sëmundje të gjatë, muzikanti Ylber Aliu ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij ka bërë të ditur xhaxhai i tij, Beqir Aliu, ndërkaq ka shtuar se për detajet e varrimit të tij do të njoftojnë me kohë.

Ylberi është familjar i grupit muzikor “Vëllezërit Aliu”. Edhe vetë ka qenë prodhues i këngëve, duke e pasur produksionin e tij. Njihet për një numër të madh të këngëve dhe ilahive të cilat i punoi dhe këndoi edhe vetë.

Kolegët dhe miqtë e njohin edhe si njeri që e deshi fortë jetën, pasi një kohë të gjatë luftoi me sëmundjen.
Ylberi pas vetes ka lënë edhe dy fëmijë.
Ngushllime familjes dhe komunitetit artistik!

Baby Boo