Komunikacioni në Tetovë një kaos i vërtetë (VIDEO)


Tetova vazhdon të jetë qyteti me trafik më të ngarkuar në vendin tonë. Pamjet të cilat kanë xhiruar qytetarët dhe i kanë dërguar deri tek “Pa censurë” flasin për një kaos në komunikacion.

Sipas pamjeve të cilat i kanë regjistruar në afërsi të Gjykatës themelore në Tetovë, në udhëkryq shihet një furgon i cili pret që të mbushet me udhëtar, me cka edhe bëhet shkaktari kryesor për ngarkimin e komunikacionit.

Sipas qytetarëve furgone të këtilla në cdo kohë mund të vërehen në afërsi të gjykatës por edhe para Galerisë së Arteve në Tetovës (ish Hamami), në afërsi të xhamisë së larme.

Ditë më parë nga Komuna e Tetovës njoftuan se po bëhen gati për të filluar punimet në hapjen e bulevardit Bllagoja Toska, që sipas autoriteve komunale ky bulevard do të ndihmonte shumë qarkullimin në komunikacion, por qytetarët thonë se edhe ai bulevard do të jetë i ngjashëm si bulevardi i Ilindenit, pasi që as nga komuna e as policia nuk marrin masa për mirëmbajten e rendit në komunikacion

Qytetarët poashtu shprehen të revoltuar se si pasoj e mos respektimit të rregullave të komunikacionit nga ana e vozitësve ato detyrohen që të shkelin ligjet e komunikacionit duke kaluar disa herë edhe në të kuqen në semafor, pamje këto të cilat janë të xhiruara në videot të cilat na janë dërguar nga qytetarët.

Poashtu në pamjet mund të vërehen edhe pjesëtar të policisë të cilët nuk ndërmarrin asgjë për largimin e furgoneve në afërsi të xhamisë së larme, por përkundrazi ato ndalojnë vetura të tjera për kontroll me cka edhe më shumë e ngarkojnë trafikun.

“Pa censurë” edhe në të ardhmen do vazhdoj që të jetë në krah të qytetarëve duke publikuar cdo shkelje dhe padrejtësi që bëhet ndaj tyre.


Baby Boo