Komuna e Tetovës ndër komunat me më shumë borxh në vend (Video)


Me mbi tetë milion euro borxh, komuna e Tetovës është ndër komunat me më shumë borxh në vend. Kryesisht borxhi është në transportin e nxënësve dhe kjo deri diku ka ndikuar në realizimin e punëve të tjera kapitale. Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës Teuta Arifi, nënvizon se krahas gjithë këtij borxhi komuna arriti të përfundojë projektin e ujësjellësit.

“Ju siç e dini ne ju kemi informuar që nga fillimi I mandatit tim të parë me marrjen e detyrës në muajin Prill të vitit 2013 që komuna e Tetovë sipas llogarive të bëra atëherë ka trashëguar një borxh prej 8 milion e gjysëm eurosh që është kryesisht borxh ndaj komitentëve të ndryshëm të cilët kanë kryer punë dhe që nuk u janë paguar obligimet dhe normalisht për ne ka qenë jo e lehtë funksionimi katër vjeçarë në këtë situatë aq më tepër që me këtë situatë të vështirë kemi arritu të zgjidhim probleme serioze për qytetarët siç është storia e gjatë dekadëshe për sa i përket ujit të pijshëm”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Në ndërkohë, ajo ka përshëndetur vemdimin e qeverisë që të shlyejë 51 përqind të borxhit duke shtuar se do të ketë mundësi që në të ardhmen të realizohen projekte kapitale.Por shlyerja e borxhit do të duhet që të pres rebalansin e buxhetit./Tv Koha

“Prandaj unë mendoj se për ne si komunë por edhe për të gjitha komuna tjera vlen që të përshëndetet ky akt dhe ky hap , aq më tepër kur në fakt shumë komuna përballen me një problem të kësaj natyre . Ky propozim ribalanc buxheti i qeverisë në fakt duhet të kalojë procedurat parlamentare dhe pas hyrjes në fuqi do të fillojë procesi i shlyerjes së obligimeve 51përqind të komunave, shkollave fillore dhe atyre të mesme dhe në të njëjtën kohë mendoj që kjo do të japë mundësinë për më tepër stabilitet dhe në të njëjtën kohë për më tepër përkrahje sa i përket projekteve të ndryshme komunale që kemi”, tha Arifi.

Borxhi, sipas saj, është ndaj atyre punëve që janë kyer por që nuk janë paguar.Ajo megjithatë insiston se ky borxh nuk ndikon në stabilitetin financiar të komunës së Tetovës.

“Këto mjete destinohen ndaj atyre punëve të cilat janë kryer por të cilat nuk janë paguar, që domethënë se nuk është asgjë abstrakte ka shumë gjëra të cilat janë kryer si punë por për shkak të situatave financiare nuk është arrit që bëhet realizimi i obligimeve financiare ndaj tyre prandaj me përfundimin e ligjit dhe hyrjen e ligjit në fuqi mendojmë se do të fillojë të funksionojë, dhe kjo për stabilitetin financiar jo vetëm të komunës së Tetovës por edhe për komunat tjera do të jetë shumë me rëndësi”, sqaroi kryetarja e Tetovës.

Përndryshe, edhe pse tashmë janë bërë një vit që kur me komunën e Tetovës udhëheq Teuta Arifi në mandatin e dytë, megjithatë Tetova përballet me probleme të theksuara infrastrukturore, komunikacionin, mbeturinat, sanimin e shumë dëmeve nga vërshimet e vitit 2015, ndotjen e ajrit, mungesën e një deponie regjionale dhe uzurpimet e hapësirave publike./Tv Koha

Baby Boo