Komuna e Tetovës me apel: “Ku shihni gropa nëpër lagje na dërgoni në facebook”


Komuna e Tetovës gjatë ditës së sotme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, teksa njoftojnë për sanimin e disa rrugëve në qytetin e Tetovës.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Nga sot kemi filluar me sanimin e rrugëve të qytetit të Tetovës.
Gjithashtu, i’u bëjmë thirrje qytetarëve, të dërgojnë në faqen e komunës në rrjetin social Facebook, fotografi apo video të gropave në lagjet e tyre apo pjesë të ndryshme në qytet, me çka do të bëhet edhe sanimi i tyre në mënyrë më të shpejtë.

Komuna e Tetovës, do të krijojë edhe një aplikacion, ku qytetarët do të mund të paraqesin problemet e tyre lidhur me komunën me çka edhe do të krijohet një lidhje edhe më e fortë mes komunës dhe qytetarë për një Tetovë më të mirë, transparente e llogaridhënëse.

Baby Boo