Komuna e Tetovës dhe ajo e Bursës firmosin marrëveshje bashkëpunimi


Bilall Kasami sot në Komunë priti një delegacion nga Bursa e Turqisë. Në Facebook mes tjerash shkruan: Sot së bashku me sektorin për arsim në kuadër të Komunës së Tetovës realizova takim me përfaqësues të komunës së Yıldırım të Bursës së Turqisë. Temë e takimit të sotëm ishte nënshkrimi memoradumit për bashkëpunim në mes të Komunës së Tetovës dhe Komunës së Yıldırımit si dhe nënshkrimet e memorandumeve që janë në fazë fillestare dhe që janë lidhur në mes të shkollave Istikball, Naim Frashëri, çerdhes Rinia dhe gjimnazit 7 Marsi me shollat e Republikës së Turqisë për këmbim të arsimtarëve, profesorëve dhe nxënësve për ngritjen profesionale të tyre.

Bashkëpunimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe qëllimi kryesor është që shkollat tona të profesionalizohen dhe të jenë në hap me kohën.

Baby Boo