Komuna e Likovës merr titullin “Vendi i Paqes”


Në Organizim të Forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe Ambasadorëve të paqes në Botë, Komuna e Likovës morri titullin Komunë e paqes. Me këtë rast në ambientet e Komunës u vendos edhe pllaka e IHM, e cila shpalli Likovën si vend i Paqes.

Gjithashtu në një ceremoni rasti nga përfaqësues të këtij Misioni human ndërkombëtar u shpallën edhe Ambasadorët e rinjë të paqes nga kjo Komunë, ndër të cilët edhe kreu i saj Erkan Arifi si dhe ish invalid e veteran të Luftës së 2001 si dhe intelektual e veprimtarë nga kjo komunë.

“Kjo popullatë edhe në luftën e fundit të imponuar të vitit 2001, luftoi heroikisht duke sakrifikuar jo vetëm burrat trima por edhe gra e fëmijë, për të vetmin qëllim të fitojnë lirinë dhe barazinë. Me këtë ky popull i tregoi qartë të gjithë botës se ne e duam Paqen”, – tha Idriz Sinani, Ambasador i Paqes në Iliridë.

“Kemi udhëtuar për të ardhur në Likovë që Likovën ta amërojmë Vend i Paqes e të jenë të gjithë njerëzit me Paqe, të duan njëri tjetrin, respektojnë njëri tjetrin”, theksoi Dashurie Divintari, Ambasadore e Paqes në Evropë.

“Ne këtu kemi present ata që dhanë gjithëçka që shqiptarët në RMV të avancohen në atë nivel ku duam të gjithë bashkarisht. Komuna e Likovës është një komunë rurale, një komunë e dhimbjes por edhe e krenarisë për arsye se në çdo fshat të komunës tonë kemi varreza të dëshmorëve, kemi njerëz të cilët kanë kontribuar në çdo periudhë historike kohore që shqiptarët të avancohen”, – u shpreh para të pranishmëve, Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Në fund të gjithë të pranishmit nderuan dëshmorët e rënë në altarin e lirisë në vitin 2001 duke bërë homazhe në komplekset e varrezave të dëshmorëve. Ndryshe Komuna e Likovës, është komuna e dytë, në trojet shqiptare pas Istogut që nderohet me këtë titull paqeje.

Baby Boo