Komuna e Gostivarit: Vendimi i shumicës në Këshill, la në terr palestrën sportive “Rinia” – Gostivar

Vendimi i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në seancën e pestë votoi kundër ndarjes së subvencioneve nga ana e Komunës për NPEOS “Rinia” – Gostivar, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Baby Boo

Si[ thuhet në kumtesën e komunës, kjo ndërmarrje në kuadër të së cilës funksionon edhe palestra sportive në të cilën aktivitetet sportive i zhvillojnë klubet sportive të Gostivarit me rrethinë, udhëheqësia e shkuar komunale kishte krijuar detyrime enorme ndaj EVN-së për energji të harxhuar elektrike.

“Ndonëse vetë përgjegjës për këtë situatë të palakmueshme të NP “Rinia”, këshilltarët e BDI-së të mbështetur edhe nga partnerët e tyre LSDM, RDK dhe LDR votuan kundër propozim-vendimit për ndarje të 500.000 denarëve kësaj ndërmarrjeje të dedikuara për pagesën e rrymës elektrike, dhe për pasojë sot EVN e shkyçi rrymën dhe kjo palestër mbeti në terr. Parashtrohet pyetja, ku e shohin në këtë rast interesin e qytetarëve këshilltarët e BDI-së dhe partnerët e tyre, në të cilin vazhdimisht thirren”, thuhet në kumtesë.