Komuna e Gazi Babës do të ndërtoj qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta


Komuna e Gazi Babës fitoi grand nga UNDP-ja në vlerë prej 30 mijë eurove, për ndërtimin e qendrës së re ditore për fëmijët më nevoja të veçanta.

Sipas Kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, i cili është edhe Kryetar i Rajonit Malor të Shkupit, me këto mjete, dukshëm përmirësohen kushtet për qëndrimet ditore për fëmijët e kategorive të lënduara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis Këshillit të Rajonit Malor të Shkupit dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Memorandumi parasheh shfrytëzimin e përvojave për zhvillim të projekteve të shkruara me 18 komuna të rajonit malor të Shkupit.

Kryetari i Gazi Babës poashtu sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo.

Siç kumtoi Komuna e Gazi Babës, Georgievski e ka njoftuar Romeon për të gjitha projektet për të cilat po punohet momentalisht, me çka dukshëm do të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve të Komunës. Krahas kësaj, ai paralajmëroi projekte tjera që do të vijnë në periudhën e ardhshme./Telegraf

Baby Boo