Komuna e Çairit ka filluar largimin e automjeteve të braktisura dhe të shkatërruara


Komuna Çair dhe NP “Shkupi Vjetër” filluan procedurën për largimin e automjeteve të braktisura dhe të shkatërruara Në koordinim me Ndërmarrjen publike komunale “Shkupi Vjetër”, Komuna e Çairit filloi me realizimin e procedurës së paralajmëruar për largimin e automjeteve motorike të braktisura dhe të shkatërruara, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike.

Gjatë ditës së sotme, ekipi i angazhuar i punës dhe inspektorët komunal në pajtim me rregulloren e miratuar për këtë çështje filluan vendosjen e paralajmërimeve në veturat lëndë e veprimit, duke dhënë afat prej 8 ditëve për largimin e tyre nga ana e vetë pronarëve. Pas mbarimit të këtij afati të përcaktuar do të vijojnë mekanizmat tjerë të largimit të këtyre automjeteve nga hapësirat publike në përputhje me rregulloren nga ana e shërbimeve komunale.

Baby Boo