Komuna e Bogovinës më numër më të madh të infektuarve se Komuna e Tetovës


Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës mbajti mledhjen e 8-të me rradhë, ku nga institucionet kompetente u raportua me sa vijon:

Më 21.04.2020 ne Tetovë dhe komunat përreth janë regjistruar edhe 3 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithsëm i të infektuarve është 60.
Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 21 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovines 24 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 5
-Komuna e Bërvenicës 4 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
-dhe Komuna Zhelinës 2 të infektuar.

SPB Tetovë informoi se gjatë fundjavës që shkoi, ora policore kryesisht është respketuar me përjashtime të vogla, nga ana e qytetarëve të komunës së Tetovës. Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 204 persona, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 62 persona.
-Gjithashtu nga SPB Tetovë informuan se masa e qeverisë për ndalesë të transportit të organizuar me autobusë dhe furgonë e cila prej sot ka hyrë në fuqi, ka filluar të realizohet dhe ndiqet me përpikshmëri nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë.

-Shtabi i krizës ka kërkuar nga Qeveria të saktësojë masën për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse nga qytetarët e komunës së Tetovës, me qëllim që e njëjta të vlejë vetëm për ambientet e mbyllura si që janë marketet, shitoret, bankat dhe institucionet. Jemi informuar se kjo kërkesë është pranuar nga komisioni për sëmundje infektive dhe e njëjta do të miratohet si e tillë nga Qeveria e RMV.

-Shtabi i krizës poashtu kërkoi nga qeveria që me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit ora policore të fillojë nga ora 19:00, me qëllim që qytetarët të kenë më shumë kohë për të realizuar obligimet e tyre ditore, duke evitruar kështu grumbullimet dhe rradhët përpara marketeve dhe shitoreve.
-Pas vendimit të fundit qeverisë, Bankat nga ky muaj do të fillojnë të bëjnë pagesën e pensioneve në ditë të ndryshme, sipas kategorizimit në bazë të lartësisë së pensioneve, që do të reduktojë dukshëm rradhët e pritjes së pensionistëve përpara hapësirave dhe sporteleve bankare.

-Shërbimet komunale kanë vazhduar me intenzitet të lartë dezinfektimin e rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës: Bozofcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë, Lisec, Gajre dhe Rasadisht.

Apelojmë edhe njëherë deri te qytetarët, që si masë preventive pas daljes nga shtëpia të ruajnë distancën sociale, nga fakti se pikërisht kjo masë është definuar si më efikase për mbrojtje nga shpërndarja e COVID19 edhe nga autoritetet shëndetësore të Organizatës Botërore të Shendetësisë. Këtë e potencojmë nga vetë fakti se në komunën e Tetovës nga 60 raste të konfirmuara me COVID19, pjesa dërmuese e të infektuarve janë si pasojë e mosrespektimit të distancës sociale dhe kontakteve të shpeshta mes qytetarëve.

#QëndroNëShtëpi

Baby Boo