Komuna e Berovës kërkon ndihmë nga qytetarët për shuarjen e zjarrit


Komuna e Berovës sot përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot mbi fshatin Mitrashinci.

“Për momentin një zjarr i madh ka shpërthyer mbi fshatin Mitrashinci, mbi objektet e familjes Valaski. Zjarri mund të rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar. Apelojmë tek banorët, tek qytetarët, sidomos nga fshatrat Mitrashinci, Budinarci, Maçevë, që të dërgojnë sa më shumë vullnetarë për të shuar zjarrin sa më shpejt që të mos rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar”, bëjnë thirrje nga Komuna e Berovës.

Baby Boo