Kompanitë energjetike kërkojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike


Kompanitë energjetike kërkojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Nga MEPSO, kanë kërkuar që të kenë rritje të pjesëmarrjes së tyre prej 140%, pasi fitonin 3,5% apo 35 denarë për faturë prej 1000 denarëve. Nëse Rregullatori pranon kërkesën e tyre, do të merrnin nga 80 denarë për faturë prej 1000 denarëve. Kompania NEMO e cila është e ngarkuar me organizimin e tregut të energjisë elektrike, ka kërkuar rritje për 45%. Ata për momentin marrin 0,59% kurse Elektro-distribucioni ka kërkuar rritje prej 0,95%.

KRE:
MEPSO kërkon rritje prej 140%; NEMO kërkon rritje prej 45%; Elektro- distribucioni kërkon rritje prej 0,95%;
Sipas Rregullatorit, nëse pranohen të gjitha shpenzimet që i kanë dërguar kompanitë energjetike për faturë prej 1000 denarëve, rryma do të shtrenjtohet për rreth 50 denarë. Por, nga Komisioni Rregullator shprehen se tashmë ka norma që nuk do t’i pranojnë.

“Komisioni Rregullator i Energjetikës mund të ndikojë me 38% ndaj çmimit të fundit të energjisë elektrike dhe s’mund të ndikojë me 62%. Çfarë do të thotë kjo? Rregullatori mund të tregojë se sa nga “kulaçi” do të marrin MEPSO dhe Elektro- distribucioni dhe s’mund të tregoj sa do të jetë pjesëmarrja e EMV-së, që është prodhues i energjisë elektrike dhe rryma që fitohet nga burimet ripërtëritëse të energjisë. EMV në tender duhet të ofrojë 70% nga rryma e nevojshme e EVN HOUM që është furnizues universal i qytetarëve me energji elektrike”.
Deri në fund të qershorit, KRRE do t’i analizojë shpenzimet e kompanive të sektorit energjetik dhe do të marrë vendim nëse do të ketë rritje të çmimeve. Vitin e kaluar shtrenjtimi ishte 7,4%.

Baby Boo