Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderet publike të NATO-s


Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderet publike të NATO-s me buxhet vjetor prej rreth 5 miliardë euro. Ndryshimet në Ligjin për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat e mundësojnë këtë, publikohen në Gazetën Zyrtare. Me anë të këtij ligji përcaktohen procedurat sipas të cilave kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në prokurimet publike për nevojat e tregut të NATO -s.

Ligji rregullon edhe mënyrën e verifikimit dhe konfirmimit të plotësimit të kushteve për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurat e prokurimeve për nevojat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare të saj.

Operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat lidhur me prokurimet për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj regjistrohen në evidencën e operatorëve ekonomikë që mbahet nga Ministria e Mbrojtjes.

Baby Boo