Kompanitë ajrore përballë krizës së borxheve


Ndërkohë që avionët e tyre u mbyllën në tokë, kompanitë ajrore kanë kërkuar ndihma dhe kredi masive nga shtetet për të mos falimentuar. Por rifillimi i ngadalësuar i trafikut ajror rrezikon t’i përballë ato me murin e borxhit.

“Në prill, në kulmin e pandemisë si pasojë e koronavirusit, trafiku botëror preku fundin, me një rënie prej 94% në raport me vitin e kaluar”, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (Iata) që parashikon një rënie me më shumë se gjysmën e fitimeve në vit.

Me paratë e tyre që po avullonin me shpejtësi supersonike, kompanitë u bënë thirrje shteteve për t’i shpëtuar.

“Me një total 123 miliardë dollarë nga ndihmat shtetërore, 67 miliardë do të duhet të paguhen dhe shuma e përgjithshme e borxhit të sektorit do të arrijë në gati 550 miliardë, një rritje masive prej 28%”, sipas IATA.

“Air France” ka marrë shtatë miliardë euro kredi, Lufthansa nëntë miliardë euro, tre miliardë euro prej të cilave kredi, kompanitë amerikane amerikane 50 miliardë dollarë ndihma, përfshirë 25 miliardë dollarë kredi.

Disa prej tyre kanë falimentuar tashmë si si dy linjat ajrore më të mëdha në Amerikën Latine “LATAM” dhe “Avianca”, “Virgin Australia”, “South African Airways” apo “Thai Airways”. Kjo ka ndodhur atje ku qeveritë kanë qenë të ngadalta për t’u përgjigjur ose e kanë bërë atë me fonde të kufizuara”, tha drejtori i përgjithshëm Iata Alexandre de Juniac.

“Sot ka një krizë likuiditetesh, që është gjeneruar kryesisht nga kreditë shtetërore, subvencionet. Por kjo krizë likuiditetesh do të transformohet shumë shpejt në krizë borxhesh dhe me shumë gjasa do të ketë kompani që nuk do të jenë në gjendje t’i shlyejnë”, thekson Bertrand Mouly-Aigrot, ekspert në transportin ajror në kabinetin Archery Strategy Consulting.

“Sfida e ardhshme do të jetë të pengojmë kompanitë ajrore të zhyten në borxhe të mëdha”, theksoi Juniac.

Baby Boo