Kompanitë ajrore kineze ofrojnë bileta edhe për katër dollarë


Në Kinë mesatarisht çdo ditë në shkurt anulohen prej rreth 10.000 fluturime vendore, si rezultat i epidemisë së koronavirusit të ri dhe që sërish të rritet kërkesa vendore, kompanitë ajrore kineze ofrojnë çmime tejet të ulëta të biletave.
Për destinacione të largëta prej 1.500 kilometra biletat kushtojnë nga 20 dollarë amerikanë, derisa kompanitë me tarifa të ulëta ofrojnë edhe për më pak se katër dollarë amerikanë.

Agjencitë e huaja si për krahasim theksojnë se një kafe në “Starbaks”, vendi më i popullarizuar për të pirë kafe në Kinë, kushton katër dollarë e gjysmë, që do të thotë më[ shtrenjtë[ nga një biletë aeroplani.
Gjatë shkurtit janë anuluar dy të tretat e fluturimeve të planifikuara, ndërsa analistët kinezë përmendin se kompanitë në këtë moment vetëm duan ta stabilizojnë prodhimin vendor dhe ta kthejnë besimin te udhëtarët.

Sipas tyre, gjatë festave të fundvitit qarkullimi ditor në të gjithë Kinën pati rënie prej 75 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Kompania ajrore udhëheqëse e Hong-Kongut, “Çataj Pacifik” në pushim të papaguar lëshoi 25.000 nga gjithsej 33.000 të punësuar, pas anulimit të 60 për qind të fluturimeve.

Baby Boo