Kompanija e Mijalkov “Develop Group” fillon ndërtimin e hotelit luksoz në Ohër


“Develop Group”, kompania ndërtimore e ish-drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijalkov, pas një kohe të gjatë pas blerjes së tokës, fillon ndërtimin e hotelit luksoz në kodrën afër Goricës 3 në Ohër, njofton “Iniciatina O2” në rrjetet sociale.

– Pas një kohe të gjatë fillon të ndërtohet hoteli i planifikuar. Kodra e ripyllëzuar me kujdes nga njerëzit në shekullin e kaluar, e shitur rreth 10 vjet më parë, me sipërfaqe 15,778 m2, e pastruar, në pronësi të DIVELOP GROUP DOO Shkup në pronësi të Mijalkov, e cila posedon edhe hotelin Marriott në sheshin Maqedonia në Shkup.

DEVELOP GROUP është zyrtarisht në letër në pronësi të Aleksandar Ivanovskit – i njohur si Alek Teranova dhe BEST WAY INVESTMENT DOOEL Shkup, në pronësi të Jordan Mijalkovit, djalit të Sasho Mijalkovit. Pyetjet që lindin: Kush dhe pse e shiti këtë thesar shtetëror, i cili në të kaluarën me mundim pëllëmbë pas pëllbe është pyllëzuar? Kush e dha lejen? Në bazë të cilit plan? A ka qenë transparente dhe korrekte procedura për dhënien e lejes?, shkruajnë nga organizata.

Baby Boo