Kompania “Elsevedi elektrik” e interesuar për investime në Maqedoni


Kryeministri Zoran Zaev pati takim me menaxhmentin e kompanisë “Elsevedi Elektrik”, të udhëhequr nga themeluesi dhe pronari, inxhinieri Ahmed El Sevedi, në të cilën është biseduar për mundësitë për investime në vend. Në takim ka marrë pjesë edhe Franc Kuhar, anëtar i menaxhmentit të kompanisë sllovene “Iskraemeko”, e cila është pjesë e grupacionit “Elsevedi”.

Pres shërbimi qeveritar ka informuar se duke e prezantuar kompaninë, El Sevedi ka shprehur interes të veçantë për mundësitë për investime në Maqedoni veçanërisht në fushat ku firma është lider në treg dhe atë për sigurimin e zgjidhjeve të tërësishme dhe të integruara energjetike në sektorë të ndryshme ku janë: përçues dhe kabllo, transformatorë, menaxhim me energjinë elektrike, prodhime elektrike dhe prodhimtari e energjisë nga era dhe energjia diellore.

Zaev ka shprehur kënaqësi nga vizita e përfaqësuesve të kompanisë, si dhe nga interesi i shprehur i kompanisë sllovene “Iskraemeko” e cila është mes kompanive udhëheqëse botërore në prodhimet matëse, sisteme dhe shërbime të energjisë elektrike.

Në kumtesë potencohet se kryeministri i ka informuar bashkëbiseduesit për Ligjin e ri për energjetikë, në të cilin janë përmbajtur direktivat e BE-së dhe rregulloret e pakos së tretë energjetike, si dhe se Maqedonia është në vendin e parë në rajon në lidhje me përparimin në plotësimin e reformave energjetike.

Është biseduar edhe për mundësitë e hapura për investime në komunikacionin hekurudhor, infrastrukturën energjetike, sistemin hidroenergjetik dhe sektorin për gaz natyror.

Baby Boo