Kompania donatore e LSDM-së fitoi tender për makina


Kompania Deluks- Auto nga Kumanova, donatore e LSDM-së fitoi biznes të ri nga shteti. Pas furnizimit të policisë me 45 makina Shkoda në vlerë prej 1 milionë euro, Deluks- Auto me 11 makina do ta furnizojë edhe Ministrinë e mbrojtjes. Kjo kompani fitoi në tenderin me vlerë prej 153 mijë eurove. Në Ministrinë e mbrojtjes për blerjen e maiknave kanë arritur 5 oferta, por ka fituar kompania nga Kumanova sepse ka dhënë çmim më të ulët. Makina më e shtrenjtë e blerë në Deluks- Auto kushton thuajse 32 mijë euro. Bëhet fjalë për Shkoda Superb prej 190 kuaj fuqi. Më të lira janë makinat Shkoda Oktavia. Ministria ka blerë dy prej tyre me çmim prej 22 mijë euro. Përveç këtyre janë blerë edhe makina që nuk janë në rangun e makinave luksoze, apo 8 Shkoda Fabia-Kombi me vlerë të përgjithshme prej 77 mijë euro. Nga Ministria e mbrojtjes për Alsat M sqaruan se marrëveshja e nënshkruar ka qenë për thuajse 2 milionë euro më lirë në krahasim me shumën e parashikuar për blerjen e automobilave.

 Ministria e Mbrojtjes

Pas donacionit të marrë nga Çekia, është përcaktuar nevoja për furnizimin e makinave për udhëtarë për nevojat e sektorit, shërbim për siguri ushtarake dhe kundërzbulim, në përputhje me dedikimin e mjeteve të dhuruara. Automjetet e këtij shërbimi ishin të amortizuara, të pasigurta dhe që nuk ishin përtërirë me vite të tëra. Në Marrëveshjen për donacion është përmendur se mjetet e dhuruara duhet të përdoren për automjete për këtë shërbim. Zyrtarët e autorizuar do t’i përdorin këto automjete për ushtrimin e detyrave të përditshme. Është zbatuar procedurë transparente për furnizim publik në përputhje me Ligjin për furnizime publike“.

Para tre muajve, rrjeti gazetaresk për hulumtime BIRN, ka zbuluar se furnizimin e 45 makinave “Skoda” për policinë kufitare pa tender, e ka bërë kompania “Deluks Auto” nga Kumanova. Sipas të dhënave të BIRN, kompania nga Kumanova ka qenë në listën e donatorëve të LSDM-së në vitin 2016-të ndërsa makinat janë marrë me donacion prej 1 milion euro nga Republika Çeke. Hulumtimi ka treguar se “Deluks Auto” në të kaluarën nuk ka furnizuar me makina institucione tjera shtetërore. Përmes ueb-arkivit të Byrosë për furnizime publike, BIRN ka konfirmuar se kjo kompani i ka shitur pjesë rezervë ndërmarrjes publike për pastrim dhe gjelbërim nga Kumanova, që është nën kompetencë të komunës së Kumanovës, me të cilën vitet e fundit udhëheq kuadri i LSDM-së. Ndërsa nga Ministria e Brendshme, furnizimin me makina e arsyetuan me faktin se ka qenë urgjencë ndërsa policia ka pasur në dispozicion mundësinë që, në vend të tenderit, drejtpërdrejtë të bisedojë me importues të automobilave të reja në vend./Alsat-m

Baby Boo