Kompania amerikane planifikon të shesë vaksinë për koronavirusin me çmim prej 50 deri në 60 dollarë


Kompania farmaceutike Moderna planifikon ta shesë dozën standarde të vaksinës kundër koronavirusit me çmim prej 50 deri në 60 dollarë amerikan që është për rreth 11 dollarë amerikan më shumë nga çmimi i vaksinave që do t’i shesin “Fajzer” dhe “BioNTeh”, publikoi “Financial Times” duke i’u referuar burimeve anonime.

Çmimi i propozuar i kompanisë Moderna është më shumë se 39 dollarë amerikan për dy doza, shumë e dakorduar mes “Fajzer” “BioNTek” gjermane dhe Qeverisë amerikane, shkruan gazeta duke theksuar se Moderna e mban atë çmim për SHBA-në dhe vendet tjera më të pasura.
Qeveria amerikane i siguroi kompanisë Moderna mbështetje financiare prej pothuajse një miliard dollarë amerikan për mbështetje të përpjekjeve për hulumtim dhe zhvillim të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Baby Boo