“Komitin” Sazdovski e kanë rrahur, pas një “lufte” në internet


Pjesëtari i tifo grupit “Komitët”, Nikolla Sazdovski, është rrahur pasi që paraprakisht janë përleshur verbalisht në “Facebook” në linjë etnike. Ashtu siç mëson “Nezavisen Vesnik”, sulmit i ka paraprirë një “luftë në internet”, e cila ka zgjatur disa javë mes Sazdos dhe sulmuesve, njofton Portalb.mk.

Gazeta shkruan se të dyshuarit Skender D. (19) dhe Besir B. (20), në ditën e kobshme janë vozitur me automobil “Mercedes” dhe rastësisht në stacionon e autobusit në lagjen “Autokomandë” e kanë takuar Nikolla Sazdovskin. Janë ndaluar, kanë dalë nga automjeti, e kanë pyetur djaloshin: “Ti je Sazdo?”, kanë marrë përgjigje pozitive, pas së cilës ka ardhur deri te incidenti. Sazdo ka qenë me një vajzë, e cila është dëshmitare e ngjarjes. Ajo të martën ka dhënë dëshmi në Prokurori.

Marrja në pyetje e Skender D. dhe Besir B. dje në Prokurori ka zgjatur me orë. Të dyshuarit janë mbrojtur me heshtje, kanë dashur fillimisht t’i shohin dëshmitë, ndërkaq më pas të deklarohen.

Ndryshe, “komiti” Sazdo, pas lëndimeve që i ka marrë nga rrahja nga tre djelmoshave të rinj, prej të cilëve njëri është ende në arrati, ka qenë 10 ditë në gjendje kome, pas së cilës ka ndërruar jetë. Rasti ka bërë bujë të madhe në opinion, e cila madje ka shtuar dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes nëpër rrjetet sociale. MPB dhe autoritet shtetërore vazhdimisht, në krye me kryeministrin Zoran Zaev, kanë bërë thirrje për qetësi.

Baby Boo